Nga Kastriot KOTONI

I ngrefur apo i fryrë si pulat me shiringa Gaz Bardhi e jo vëllai im, po eshperon në politikën e ditës si asnjëherë tjetër. Ka sukses në misionin e tij pas ardhjes nga SHBA, por edhe kjo gadishmëria e PS-sës për t’u ulur në tavolinë me ekipin e “Rithemelimit” nuk bën sens dhe ngelet vetëm varianti me postulatin “Se në politikë kurrë mos thuaj kurrë”. Ta vazhdojmë më tej tjerrjen e parashikueshmërisë së vijës së sjelljes së Gaz Bardhit, si fillim është ngritur një opinion që zor se harohet heroizmi i këtij politikani të përkor në fushatën e zgjedhjeve për deputet në qytetin e Elbasanit, më pas fiton besimin e kryetarit të partisë Lulzim Basha me luftën kundër kreut të “foltores” Sali Berishës e tani është hedhur në prerin e këtij të fundit si një manar i vogël plot shënd e verë a thua se nuk ish ky trim që po vendoste fatin e opozitës në egzistencën e saj. Kështu siç e ka nisur herë si balon tauke dhe herë si tigër i uritur zor se krijon besueshmëri në elektoratin alatropik të opozitës. Flamur Noka dhe Ilir Meta i qëndrojnë larg dhe e shohin me dyshim…, i futur rishtas në krah të Sali Berishës si një delfin, të tjerë e thonë 007.
Po sikur edhe diçka t’i kenë premtuar përtej oqeanit Gazi po i kaloi të gjitha pengesat e një partie konservatore që ditën çirret për vlerat e familjes, e natën është më tepër si një grumbull anarshistësh liberal të majtë?
Aferim i qoftë posti i kryeministrit!
Fundja çfarë i mungon atij, po të kujtojmë aksiomën amerikane “Në politikë nuk ka dashuri të përjetshme, por interesa”?
Kur të presim tymin e bardhë të rezultatit të zgjedhjeve, ka kohë sa ujra do rrjedhin… Tani ka vetëm një spalë në orkestrën e opozitës.