“Djegia e mandateve nga opozita ishte vendimi më idiot, më i çmendur, më antikushtetues dhe më antishqiptar”, tha Presidenti i Republikës Ilir Meta.

“Opozita dëgjoi vetëm dy diplomatë dhe bënë aktin e paligjshëm të dorëzimit të mandateve. Ilir Meta ka qenë kundër djegies së mandateve. Dhe për herë të parë po them që LSI ka qenë ajo që e ka penalizuar dhe dënuar Ilir Metën, duke e mbështetur këtë vendim të Lulzim Bashës”, zbuloi Meta.

“Dua t’i them, çdo opozitari, të çdo partie, që pas bojkotit 6-mujor të opozitës nga parlamenti, ka qenë Ilir Meta, që i ka kthyer në parlament për ndryshimet në buxhetin e arsimit, duke qene se studentët ishin në rrugë në grevë të plotë.

Kur lanë mandatet, nga Gjermania, nëpërmjet mediave atje, u kam thënë kjo është e papranueshme, opozita të bëjë një hap pas dhe qeveria dy hapa. Në mënyrë antikushtetuese opozita dorëzoi mandatet dhe qeveria bashkë me disa diplomatë, vajtën në KQZ dhe zëvendësuan listat e deputetëve në kohë rekord.

E kam shpëtuar PD nga ndarja në dy parti gjatë miratimit të reformës në drejtësi. Ne 2005, e kam sjellë PD në pushtet. Ne 2009, kam garantuar PD në pushtet. Kam një lidhje me PD sepse jam në një nga 30 studentët e parë të Lëvizjes së Dhjetorit, por nuk kam unë detyrimin ta sjell PD në pushtet, nëse PD nuk do” – tha Meta në Syri Tv.