Ka qenë shumë aktiv ditën e djeshme dhe në fillimin e procesit të numërimit.

Sot në mëngjes, Presidenti Ilir Meta ka dhënë mesazhin e tij të parë ndërkohë që kërkon mostjetërsim të votës në procesin e numërimit.

Asnjë votë të mos tjetërsohet në procesin e numërimit. 

Numëruesit të mos ndikohen nga përzgjedhjet e qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivaleve. 

Të gjithë të ruajnë qetësinë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare. 

Çdo votë në kuti do numërohet dhe rinumërohet deri në fund” tha Ilir Meta në mesazhin e tij.