Michelle Obama ka nisur podcast-in e saj këtë javë dhe i ftuari i parë ishte padyshim bashkëshorti i saj, ish-presidenti i SHBA-ve, Barack Obama. Gjatë bisedës me të shoqin, Michelle shpjegoi se ishte sensi i empatisë për komunitetin, që e bëri avokaten e re të ndjente për të e të binte në dashuri me Obama-n.

“Një nga arsyet që u dashurova me ty është sepse ti udhëhiqesh nga parimi se ne jemi përgjegjës të vëllezërve dhe motrave tona. Dhe unë kështu u rrita. Mund të them se familja, lagjja ime, nocionet e komunitetit ku u rrita, formuan pikëpamjet dhe zgjedhjet që unë bëra në jetë dhe ndjeja se e njëjta gjë kishte ndodhur dhe me ty”, u shpreh Michelle.

Barack, i cili njihet për batuat e tij iu kthye duke thënë: “Nuk qenka vetëm pamja ime e jashtme. Në rregull, s’ka problem”.

Ish-zonja e parë shtoi po ashtu se ka qenë koha që kanë shpenzuar bashkë, që iu ka dhënë mundësinë për të folur për vizionin e tyre të përbashkët rreth së ardhmes.

Podcast-in e plotë mund ta dëgjoni në Spotify në këtë link.