Ish luftëtari i UÇK-së, Drejtori i Bibliotekës së Mitrovicës, shkrimtari dhe studiuesi i njohur Dr. Miftar Kurti, lidhur me ngjarjen e rëndë të marrjes peng të tre policëve shqiptarë nga ana e serbëvëve, nën titullin “PUSHTETI E KA FAJIN, POLICËT JANË TË PAFAJSHËM“, ka bërë këtë reagim në statusin e tij në Fb:
Lutemi për shëndetin dhe fatin e tyre, sepse ata janë shqiptarë, janë policë të Republikës së Kosovës, janë imazhi i këtij (pu)shteti.
Më vjen keq për gjendjen e tyre, më vjen keq nëse ata kanë rënë në pritë, nëse i kanë keqtrajtuar, nëse nuk u kanë dhënë as bukë e as ujë.
Më vjen keq për familjet dhe kolegët e tyre që nuk kanë pasur e as nuk kanë mundësi t’u ndihmojnë në situatën në të cilën janë.
Më vjen shumë keq që lexoj në rrjete sociale se si i shajnë, se si i fyejnë dhe si i akuzojnë tre policët pse janë katandisur në atë gjendje (pa fajin e tyre).
Ndihem i trishtuar kur lexoj se dikush paska bërë thirrje publike që ata të ulen në bankën e të akuzuarve për tradhti kombëtare.
Është e neveritshme sjellja e papërgjegjshme e kryeministrit Kurti dhe e ministrit Xhela(t)l Sfeçla, po ja që kjo është strategjia e tyre për të qëndruar në pushtet.
Në këtë situatë as dorëheqja e tyre nuk mjafton, ata duhet të ulen në bankën e të akuzuarve, ata duhet të dënohen me votën e popullit, sepse ata po e poshtërojnë Republikën e Kosovës, sepse ata po i poshtërojnë dhe përçajnë shqiptarët.
Kryeministri Albin Kurti dhe ministri Xhela(t)l Sfeçla janë aktualisht e keqja më e madhe e këtij vendi!”