Milani merr një fitore shumë të rëndësishme për kreun e Serisë A. Djemtë e Piolit fitojnë në një fushë të vështirësi ajo e Veronës, duke iu afruar me 3 pikë kryesuesve të Interit.

Një performancë e bindshme e kuqezinjve, duke marrë parasysh edhe mungesat e rëndësishme si ajo e Ibrahimovic, por edhe Theo Hernandez dhe Rebic.

Por pikërisht zëvendësuesit u treguan në lartësinë e duhur, dhe Krunic realizon një gol të bukur në minutën e 27-të , falë një goditje dënimi perfekte, ndërkohë që portugezi Dalot dyfishon në fillim të pjesës së dytë, duke vulosur rezultatin përfundimtar.