Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka është paraqitur sot në SPAK për të dhënë një dëshmi në cilësinë e personit që ka dijeni për hetimet për privatizimet e pronave të ushtrisë.

“Jam thirrur për ato akuza që i ka bërë opozita në adresë të ministrit të Mbrojtës kur kam qenë. Unë jam në dispozicion për këtë kemi punuar që drejtësai të na mbajë në dispozion. Shpifje të ulëta. Alarmi fals që asete të cilat kanë qëndruar mes ndryshqeve do të kthehen sot në asete me vlerë siç është rasti i portit të Sarandës, ku nuk ndyrshon as baza detare, por edhe vendi do të jepet për port turistik. Asnjëherë asnjë shkelje ligji, gjithmonë në funksion të detyrës. “, tha Xhaçka.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, në kuadër të hetimeve të nisura mbi paditë e depozituara nga ish-drejtuesi i forcave detare, Artur Meçollari në lidhje me disa prona të Forcave të Armatosura, ku thuhet se zyrtarë dhe ish zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtrisë kanë shpërdoruar detyrën, ka nisur dhe ballafaqimet me palët e përfshira.

Pas ballafaqimit 4 dite më parë në SPAk të Artur Meçollari, ish ushtaraku që ka bërë kallëzimin për abuzimet me pronat e ushtrisë, si dhe ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, tashmë deputet i Partisë Socialiste Bardhyl Kollçaku, radhen për të shpjeguar akuzat për tjetërsimin e pronave të ushtrisë, e kishte ish-ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila doli sot para prokurorëve të SPAK-ut.