Nga Adriatik DOÇI

Është bërë Mond Spaho si Kozak Braçi.

Demokratët e kanë zgjedhur t’i përfaqësojë në Parlament, ai shahet me njerëzit në rrjetet sociale, madje edhe në fushën e Maliqit.

Dhe mandej akuzojnë Duçkën, Yuri Kim dhe Soros se kanë agjësuar opozitën.

Po çfarë t’i asgjësosh kësaj të ashtuqujture opozite të dalë mendsh, e blerë dhe karagjoze, ku gjatë dhjetë viteve mbahet mend vetëm për ‘kauzat’ e Babales, Joe Walsh dhe Dan Hutrës?!

Të paktën të marrin shembull tek Brryli Broadway se si bëhet opozitë.