Spanja kaloi në fazën e përballjeve direkte të Europianit falë 5 golave të shënuar ndaj Sllovakisë, dhe e sheh më me optimizëm sfidën kundër zëvendës kampionëve të botës të Kroacisë.

Por për një lojtar, fundi i tunelit duket ende larg. Bëhet fjalë për sulmuesin e Juventusit Alvaro Morata, i cili në Europian është shënjestruar nga opinioni publik spanjoll për shpërdorimin e rasteve të shumta.

Madje edhe në festën spanjolle ndaj Sllovakisë, me gola të shumtë, ai nuk buzëqeshi dot pas gabimit të penalltisë, kur rezultati ishte ende 0-0. Një tjetër gabim, pas atij me Poloninë që i kushtoi barazimin ekipit të tij.

Një intervistë e 28-vjeçarit në një radio spanjolle ka shkaktuar shumë debate orët e fundit, sepse sulmuesi rrëfen se pikërisht pas gabimit me Poloninë, kanë qenë të shumta jo vetëm kritikat e thjeshta por edhe kërcënime për vdekje të mirëfillta, jo vetëm për atë pore dhe për familjen e tij.

“Kam kaluar nëntë orë pa fjetur pas Polonisë , merrja kërcënime për familjen, ndoshta nuk po bëj detyrën time siç duhet, por njerëzit duhet të vihen në pozitën time dhe të kuptojnë se çfarë do të thotë të kërcënohesh. Sot të urojnë vdekjen, nesër pastaj po ndodhi diçka do të thonë se ishte një djalë i mirë” Morata rrëfeu edhe se po konsultohet me psikologun e Kombëtares për të kaluar situatën e vështirë. “Shokët e ekipit më tallin për ketë, por është fat që mund të flas me të. Të ndihmon shumë kur ke një person që të dëgjon kur ke nevojë”, shtoi ai.