Berat Gjimshiti dhe Vedat Muriqi janë përballë njëri-tjetrit sot, në ndeshjen Atalanta-Lazio, të vlefshme për Kupën e Italisë.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës kanë shënuar secili nga një gol, në sfidën, pjesa e parë e së cilës u mbyll me rezultatin 2-2.

Gjimshiti hapi serinë e golave për Atalantën, ndërsa Muriqi barazoi përkohësisht rezultatin në 1-1, me një goditje të bukur me kokë.