U nda nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 102 vjeçare Nezihat Stermasi, bashkëshortja e futbollistit të madh Selman Stermasi. E njohur si “Zonja Tirana”, Nezihat Stërmasi jetoi gjithë jetën e saj si mishërim i femrës tironase.

Gjithmonë e palodhur, mikpritëse, e dashur, përherë buzagaz ka pritur e përcjellë me mijëra qytetarë, futbollistë, njerëz që kanë jetuar në të njëjtën kohë me të madhin Selman Stermasi gjatë gjithë këtyre viteve. Zonja shekullore e Tiranës mbylli sytë sot natyrialisht.

Nderimet e fundit, varrimi do të bëhet nesër në 2 prill.