Është ndarë nga jeta skulptori i njohur Agim Rada, në moshën 70-vjeccare. Mësohet se Rada ka qenë i shtruar prej dy ditësh në spital, për shkak të një problemi me mushkëritë.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është dhënë nga miku i tij Përparim Kabo, i cili shkruan: Lamtumirë Agim Rada!

Ma kepute shpirtin vella, sa here qe bisedonim mendoja se isha ne nje tempull ku paqia fliste me artin, asryeja gjente binjakun dhe dinjiteti ishte mire me veten….Më the qe jam paqejf por, nuk the qe do te iki…Na mbeti statuja e Fishtes pa e vendosur në qendër te Tiranës…

Ti rebel i bukur dhe ti shpirt i bukur rebel. Sa krenar e bëje shqiptarin…E fundit veper jotja ishte busti i Mehdi Frasherit, një nga mëndjet më të bukura të kombit…Si më the herën e fundit…Të lutem më merr edhe mua një herë në Permet…

Artist si ty Agim Rada Shqipëria i ka te rrallë sepse arti yt ishte pathos, etos dhe logos….Për kurajo askush nuk ta kalonte, as per shikimlarg, por ja që zemra jote e bukur heshti….dhe Skenderbeu që kishe në dorë vajton sot! Ah ato duart e tua gjithë allçi dhe baltë…Mbruje me pasion dhe atdhetari gjithçka krijove…

Agim ike në detet e përjetësisë….Ma hidhërove shpirtin Mik…Po, po ti e meritoje fjalen Mik, si rrallëkush…Dheu i lehtë artisti me A të madhe Agim Rada!