Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të presidentit Ilir Meta në lidhje me ndarjen selektive të vaksinimit. Ky i fundit e konsideroi arbitrar selektimin për vaksinat pasi, sipas kreut të shtetit, kjo ndodh vetëm në diktaturë, ndërkohë që vendi, sipas tij, rrezikon të përballet me katastrofën më të madhe epidemiologjike.

Në një postim në Tëitter, Rama i është kundërgjigjur se disa dembelë aktivë kanë vënë kujën pse do vaksinohen disa personalitete mbi 80 vjeç.

“Po ç’janë këta dembelë aktivë, siç i quan Konica, që kanë vënë kujën për gjenocid e diktaturë pse do vaksinohen disa personalitete mbi 80 vjeç, në kuadrin e vaksinimit të 80-vjeçarëve! Po mirë Tinka Kurti dhe Reshat Arbana fjala vjen, duhen lënë në fund vetëm pse janë të njohur?”, shkruan Rama.

Po plani i Ramës për ndarjen selektive për vaksinat ka hasur reagime të shumta kundërshtuese.