Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në rrjetet sociale pas deklaratës së ministrit serb të Mbrojtjes i cili thoshte se kreu i qeverisë sonë e po vazhdon punën për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.

Kreu i qeverisë pyet Presidentin Vuçiç dhe duke postuar deklaratën e Vulin thotë se shpreson që të jetë një meme.

Vuçiç, a është kjo e vërtetë apo është një meme që tallet me trurin e kulluar dhe gojën e ndyrë që e mbajti të gjithë rajonin tonë në errësirë për shekuj? Unë uroj shumë që të jetë një meme, përndryshe kjo do të ishte një shfaqje e dëshpëruar e të menduarit të mjerë që duhet ta dënoni pa asnjë dyshim”, shkruan Rama.

Vulin akuzoi Ramën pas deklaratave të këtij të fundit pas mbledhjes së qeverisë së Kosovës me të Shqipërisë.