Ka ndërruar jetë nga koronabirusi një tjetër mjek, pneumologu Anibal Byberi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka konfirmuar lajmin duke thënë se mjeku ishte i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, pasi ishte i infektuar nga Covid-19.

“Mjeku pneumolog 53-vjeçar, me origjinë nga Tropoja është konfirmuar pozitiv me virusin e rrezikshëm pak ditë më parë dhe vijonte trajtimin në banesë.

Pas rëndimit të gjendjes shëndetësore, mjeku Byberi është paraqitur në Urgjencën e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, ku pavarësisht ndihmës së menjëhershme të ofruar nga stafi mjekësor, fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e insuficencës së rëndë respiratore.”– thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ministria gjithashtu thotë se mjeku Byberi vuante nga psoriasis, një sëmundje lëkure dhe obeziteti.

Byberi ka punuar për shumë vite në vendlindjen e tij në Tropojë e për disa kohë ka punuar dhe si mjek në burgun 302. Edhe pse për momentin nuk ishte në punë, këto ditë ai do të konkuronte në portalin “Mjekë për Shqipërinë”.