Duke nisur nga sot, ora policore do të shkurtohet me një orë dhe të gjithë qytetarët në Shqipëri do të mund të qarkullojnë lirshëm, deri në orën 00:00.

Ky ndryshim orari përfshin edhe baret e restorantet, por nuk ndryshon asgjë për klubet e natës dhe muzikën.

Muzika do të vijojë ta ketë afatin deri në 22:00, dhe pas kësaj ore, volumi duhet të ulet.

Kështu, izolimi i pjesshëm do të nisë nga ora 00:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Gjithashtu, nga sot do të lejohen kampionatet sportive me prezencën e tifozëve me kapacitete deri në 30%, duke ruajtur distancën, sipas protokollit të miratuar nga ISHP-ja.

Edhe në aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike kulturore, si dhe konferencave do të lejohet prezenca e spektatorëve.

Në ditët e fundit është shënuar një ulje e ndjeshme e rasteve të reja.

Në 24 orët e fundit, nuk është shënuar asnjë viktimë dhe janë identifikuar vetëm shtatë raste të reja.