Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka publikuar  në rrjetin social Twitter mesazhin e kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit, e cila falënderoi shtetin hebre për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Në video Osmani shihet pranë memorialit për komunitetin hebre në Kosovë, duke falënderuar Izraelin që njohu Kosovën dhe mezi pret bashkëpunimin mes dy vendeve.

Ky mesazh i Osmanit është publikuar edhe në faqen e kryeministrit Netanyahu, i cili e ka cilësuar si domethënës mesazhin e kryeparlamentares kosovare.

“Një mesazh domethënës nga dr. Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit të Kosovës, shteti i parë mysliman që do të hapë ambasadë në Jerusalem”, shkruan Netanyahu.