Forcat e komisariatit nr.3 në Tiranë arrestuan një 42 vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Ngacmim seksual”.

42-vjeçari A.M. dyshohet se kishte kryer veprime të turpshme me një të mitur disa ditë më parë.

Arrestimi i tij erdhi pas denoncimit të bërë në polici nga familjarët e të miturës.