Situata e pandemisë në Shqipëri është e stabilizuar, edhe pse në 24 orët e fundit është shënuar një rritje e lehtë rastesh në krahasim me ditën e djeshme.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3167 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 35 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 10 raste në Tiranë, nga 5 raste në Shkodër, Vlorë, 3 në Kurbin, 2 në Korçë, nga 1 rast në Fier, Devoll, Mirditë, Berat, Mat, Sarandë, Delvinë, Vau i Dejës, Prrenjas, Skrapar

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar 77 vjeç nga Berati.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 556 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,425 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 61 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.