Gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas intervistës për CNA të Alma K., vajzës që shfaqej në videoskandalin e kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Kikia këshillon shtetasen Alma K. dhe të gjitha vajzat të mos përulen para vështirësive.

Duke marrë shkas nga deklarata e Alma K. se fëmija i saj po bullizohej pas videoskandalit, gazetari u bën thirrje qytetarëve të mos përçudnojnë fëmijët, nipërit e mbesat.

Postimi i tij:

______

Nga Mentor KIKIA

Një këshillë për Almën dhe për Almat

Mendo për vajzën, para se të ulesh në gjunjë!

Qoftë për t’u gjunjëzuar para një pengese, një vështirësie apo një pamundësie që të nxjerr jeta përpara.

Qoftë për…, çfarëdo qoftë.

Mendo se ti je modeli i vajzës tënde!

Ajo do të ecë në jetë duke të parë ty, duke të pasur ty si udheërrefyes, si Mentor.

Ti Alma, dhe ju shumë Alma të tjera, jo të gjithë bëhen mjeke e inxhiniere. Por vajza jote do të ishte më krenare për ty nëse do të ishe pasturese gjethesh në park, kamariere, shitëse tek dyqani i lagjes, punëtore serash, apo çfardo pune tjetër të ndershme të beje.

Mos kërko ndihme tani! Ti e qelbe!

Megjithatë unë u bëj thirrje të gjithëve:

Mjaft më me Almat e Safetet!

Mos përçudnoni fëmijët, nipërit e mbesat për këta perversë!