Këngëtarja me origjinë shqiptare, Ava Max u përball me një situatë të paprecedentë në koncertin në Los Angeles.Këngëtarja ishte ishte duke performuar në skenë, kur një fans u shfaq papritur dhe e gjuajti me shpullë në fytyrë. Përmes një postimi në “Twitter”, Ava tregoi se nga goditja iu lëndua dhe syri. “Më goditi aq fort sa më gërvishi syrin. Ai nuk do të vijë kurrë më në një shfaqje. Faleminderit juve që ishin spektakolarë sonte në Los Angeles” – shkroi ajo. Bebe Rexha ishte në skenë duke përfunduar koncertin e saj në Rooftop në Pier 17 kur 27-vjeçari hodhi telefonin drejt saj. Goditja e fortë e la këngëtaren të gjakosur dhe me sy të nxirë. Ajo u largua me shpejtësi nga skena dhe u dërgua në një spital. Nicolas Malvagna u arrestua dhe u akuzua për sulm dhe ngacmim të rëndë.