Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka pasur një incident me Policinë e Shtetit, gjatë një takimi që ajo ka zhvilluar me banorët e Durrësit.

Efektivët e policisë i kanë kërkuar opozitares Kryemadhi që të zbatojë rregullat e caktuara nga autoritetet, për vendosjen e maskës në publik, dhe për këtë arsye e gjobitën.

Kryemadhi në fillim ka refuzuar, por më pas ka rënë dakord dhe ka firmosur gjobë, një masë të cilën ajo e mori dhe një ditë më parë.