Eksperti i ekonomisë Selami Xhepa, i ftuar në emisionin “Open” në News24, ka deklaruar se nuk është kryeministri ai që vendos për rritjen e pagës minimale apo maksimale, referuar deklaratë së sotme të Edi Rama i cili premtoi rritjen e pagës mesatare në vend.

Xhepa u shpreh se një hap i tillë hidhet vetëm pasi kryhet një studim nga ekspertët, pasi një masë e tillë sjell implikime për bizneset dhe financat publike.

Ai ka deklaruar se një vendim i tillë do të vendosë përballë një presioni të madh sektorin privat, i cili sipas tij nuk dihet nëse i ka mundësitë për një rritje të tillë.

“Rritja e pagës minimale nuk mund të bëhet me shkopin magjik as të kryeministrit as të askujt sado i gjatë të jetë ai.

Këtë e vendosin studimet, ekspertët, sepse kjo ka implikime për të gjithë, për biznesin dhe financat publike”, tha ai.