U çua për shtyp numri 17 i revistës tremujore kulturo-shkencore i Shoqatës Lidhja e Shqiptarëve në Rumani , “Albanica”. Dhe në këtë numër do të gjeni studime, artikuj, ese dhe fragmente letrare nga veprat e autorëve shqiptarë dhe rumunë, si dhe ilustrime nga artistë të shquar. Ndër autorët që firmosin tekstet e numrit 17 të Albanicës mund të përmendim autorët: Ismail Kadare me një fragment nga romani “Përbindshi”, Visar Zhiti me një fragment nga romani i tij më i ri, i botuar së fundmi nga Shtëpia Botuese në Tiranë, Onufri, “Këpucët e aktorit”, poezi nga poeti ynë i madh Martin Camaj të përkthyera në gjuhën rumune, proverba shqiptare nga Mitrush Kuteli, gjithashtu janë studimet dhe esetë mbi albanologjinë, historinë, gjuhësinë, antropologjinë, fenë si dhe studime letrare nga Emanuel Plopeanu, Dorian Koçi, Marius Chelaru, Cătălina Vătășescu, Radu Crăciun, Frederick William Hasluck, Luan Rama, Kazuhiko Yamamoto, Ana Barton, Florin Colonaş, Ioan Bujor, Radu-Cosmin Săvulescu, Luan Topciu, Liviu Lungu. Gjithashtu botohet një intervistë e poetit Cezar Ivanescu, realizuar nga prozatorja Ana Barton. Numri 17 i revistës Albanica është ilustruar nga piktorët Gentian Zeka, Ibrahim Kodra, Marcel Chirnoagă, Petru Aruștei, Ndue Pepa, Anastas Kostandini dhe Tudor Meiloiu.

Revista kulturore-shkencore Albanica shpërndahet nga ALAR, kryesisht në bibliotekat dhe institucionet e kulturës dhe ato studimore-shkencore dhe arsimit të lartë në Rumani. Revista finacohet me mbështetjen e Qeverisë Rumune.

Përmbajtja:

Kryeartikull
LUAN TOPCIU: Gjuha amtare dhe dita e saj

Albedo

Prof. Dr. EMANUEL PLOPEANU: Një fron i largët (apo shumë i lakmuar)? Kandidatët e artikuluar në shtypin amerikan për fronin e Shqipërisë së pavarur (1912)

Dr. LIVIU LUNGU: Skica kujtimi: një faqe dhe më shumë histori shqiptare (X)

Dr. DORIAN KOÇI: Identitete të lëvizshme. Personaliteti i Elena Gjikës në periudhën e Lëvizjes së Rilindjes Kombëtare Shqiptare
MARIUS CHELARU: Nicolae Iorga dhe Historia e shteteve ballkanike në epokën moderne

Aleph

CĂTĂLINA VĂTĂŞESCU: Ruajtja në rumanisht dhe në shqip e emrave asnjanës nga latinishtja
RADU CRĂCIUN: Diellina, një bimë trako-dake me emër proto-albanoid

Ab initio

RADU-COSMIN SĂVULESCU: Kultet e krishtera dhe jeta fetare në Shqipëri në periudhën e regjimit komunist
FREDERICK WILLIAM HASLUCK, Bektashizmi në Shqipëri
LUAN RAMA: Batiffol dhe librat e shenjtë shqiptarë
KAZUHIKO YAMAMOTO: Një studim alternativ mbi konceptet etike të Biblës Hebraike krahasuar me strukturën etike të Kanunit

Intermezzo

Poeti trubadur CEZAR IVĂNESCU: Intervistë nga ANA BARTON

E zezë mbi të bardhë

MARTIN CAMAJ: MEDALJON Poezi
rumanisht/shqip

ISMAIL KADARE: Përbindëshi (fragment nga romani)
VISAR ZHITI: Këpuca e aktorit
MITRUSH KUTELI: Proverba shqiptare

Fahrenheit 98

LUAN TOPCIU: Paralele-migrimi i destineve
(Mbi romanin„Përbindëshi” të Ismail Kadaresë)
FLORIN COLONAŞ: Një monografi për Shqipërinë
IOAN BUJOR: Shtëpia, personazhi përrallor i jetës dhe prozës së Ismail Kadaresë.