“Ndërsa presin që periudha e pafund e pasluftës të përfundojë, shumë vende të Evropës Lindore ende jetojnë mes korrupsionit, rivalitetit dhe përplasjeve.

Kështu, popujt e ndarë për çdo gjë e gjejnë veten të bashkuar nga një qëllim i vetëm, të emigrojnë…”

Kështu e nisur artikullin e përditshjma italiane “La Repubblica” e cila ka botuar një analizë sa i përket problematikave të mëdha me të cilat përballet Ballkani.

Mes shteteve të tjera, media italiane ka shkruar edhe për Shqipërinë, ku thuhet se një problem shqetësues është emigrimi.

Në artikull shkruhet gjithashtu se në 5 vitet e para të “mbretërimit” të Ramës kanë emigruar 260 mijë shqiptarë.

Më tej, e për italiane La Repubblica shkruan:
“Kryeministri shqiptar Edi Rama qeveris një vend të torturuar nga korrupsioni dhe varfëria, por gjen kohën të vizitojë ish-presidentin kosovar Hashim Thaçi në burg, ish-komandant i partizanëve shqiptarë të UÇK-së dhe i akuzuar për krime lufte në Tribunalin e Hagës. Nuk është rastësi që nga samiti në samit, Bashkimi Evropian vazhdon të mbajë jashtë derës Ballkanin Perëndimor. Por çështja është tjetër. Ndërsa presin të kalojë periudha e pafund e pasluftës, gjithnjë e më shumë boshnjakë, serbë, shqiptarë dhe kroatë e kthejnë faqen duke emigruar.

Sipas Kombeve të Bashkuara, vetëm Guajana ka një përqindje më të lartë të banorëve jashtë vendit sesa Bosnja dhe Hercegovina dhe Shqipëria. Emigrimi çoi në uljen e popullsisë në moshë pune të Ballkanit Perëndimor me mbi 400,000 banorë nga viti 2016 në 2020. Popujt e ndarë nga gjithçka i bashkon dëshira për t’u larguar: qeveria e Beogradit ankohet se Serbia po humbet “një qytet në vit”, instituti statistikor vëzhgon me shqetësim se si popullsia ka rënë me 10 për qind në dhjetë vjet, në Bosnje Hercegovinë, Hulumtimi i Kombeve të Bashkuara zbulon se 72 për qind e të rinjve mendojnë se jetojnë në një vend “strukturalisht të korruptuar”, nga i cili pothuajse gjysma duan të largohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Qindra mijëra i shpëtojnë varfërisë, korrupsionit, ndotjes. Dhe nëse në të kaluarën largoheshin kryesisht punëtorët, sot emigrojnë burra e gra, punëtorë e të diplomuar.”