Nga Gjergj ZEFI

Çmenduria më e madhe është të debatosh për histori dhe politikë në këtë vend. Ne jemi një vend pa hierarki vlerash, ose e thënë më qartë pa shtyllë kurrizore.
Unë kam kuptuar, megjithëse me vonesë, se në këtë vend asgjë nuk ke pse e merr seriozisht. Ajo që për ty është vlerë për tjetrin është antivlerë dhe anasjelltas.
Në një vend kaq të vogël, pagan deri shumë vonë, ku ekzistenca e disa feve dhe konvertimi i shpeshtë nga njëra në tjetrën, konsiderohet vlerë, serioziteti është vetëvrasës.
Pse duhet të debatoni dhe t’i merrni seriozisht dogmat këtu ku kanë përmendore edhe Ahmet Zogu edhe Luigj Gurakuqi; edhe Esat Toptani edhe Avni Rustemi; edhe Qazim Mulleti, edhe Muhamet Gjollesha…
Ndaj dhe populli këndon:

O fshati me pesëqind vula!
Pesqind shtëpi e pesqind burra,
Pesqind kapistra nga hunda,
Pesqind patkoj nga thundra…

Pesqind kryepleq serbes,
Sojli mustaqe zez,
Shal gomari gjysëm thes,
Kush i hypën s’do më të zbres’…