Janë të shumta kompanitë në vende të ndryshme të botës që po hulumtojnë mbi vaksinat e mundshme për të parandaluar COVID-19.

Por sipas OBSH, edhe pse vaksinat e para mund të dalin pas pak muajsh, personat në moshë të re dhe me shëndet të plotë mund të presin edhe një vit për t’u vaksinuar.

Lajmin e pohon kreu i hulumtuesve të OBSH-së, Soumya Swaminathan, që tregoi se do të jetë i pamundur vaksinimi në masë i gjithë popullsisë botërore brenda vitit.

“Prioritetin do ta kenë punonjësit shëndetësorë dhe ata që ndodhen në linjë të parë, më pas do të jenë të moshuarit”, duke shtuar se “një person i ri dhe në formë mund të presë vitin 2022”.