Gjatë fjalës së tij në samitin e “Open Balkan” në Tiranë, Kryeministri Edi Rama është shprehur se nisma është tërësisht përfshirëse dhe inkurajoi 3 vendet e tjera të rajonit që të bëhen pjesë e saj. Ai u shpreh se marrëveshjet që nënshkruhen ditën e sotme përfaqësojnë një gur kilometrik dhe se përcaktojnë vazhdimësinë e vendeve tona.

Çdo shembull i bashkëpunimit sipas Ramës është një hap përpara që e hap Ballkanin dhe e përgatit atë për integrimin dhe tregun e përbashkët në BE. Duke vepruar në këtë mënyrë, Kryeministri tha se flasim për gjëra konkrete dhe ndërmarrim hapa përpara për të liberalizuar tregjet tona të punës.

“Dua të theksoj se çfarë është në sytë e mi pjesa më e rëndësishme e kësaj nisme. “Ballkani i Hapur” shërben për të injektuar dinamizëm në bashkëpunim rajonal, qoftë mes neve apo të gjashtëve në kuadër të tregut të përbashkët, CEFTA-s  dhe komunitetit të transportit. Kemi punuar në mënyrë dinamike me këshillin rajonal, CEFTA-n, me komunitetin e transportin dhe një sërë institucionesh financiare ndërkombëtare si Banka Botërore për të modernizuar pikat e kalimit kufitar me synim për t’i kthyer në pika kalimi të vetme dhe në pika të vetme ndalese.  Ky bashkëpunim është dypalësh ose trepalësh dhe synimi mbetet i njëjtë, zbatimi i shpejtë i katër lirive të tregut të vetëm dhe përgatitjen e vendeve tona që të bashkohet me kalimin e kohës me tregun e përbashkët të BE. Dua ta përmbyll këtë hyrje të shkurtët duke thënë se sot nënshkrimi i marrëveshjeve të përgatitura me mjaft zell dhe gatishmëri nga ekipet tona shërbejnë për të përçuar një mesazh të qartë tek njerëzit sidomos tek prodhuesit, tek fermerët, eksportuesit dhe importuesit të cilët janë tashmë duke punuar në këtë hapësirë të përbashkët. Mesazhi është që me këto marrëveshje, 2022 do të jetë një epokë e re, fillesa e një diçkaje krejt ndryshe për ta kur vjen fjala nga shkuarja tek pika A tek pika B dhe për të kaluar nëpër kufij të ndryshëm. Bazuar në marrëveshje dhe ajo që do të bëjmë shumë shpejt Në fillim të vitit të ri për të plotësuar kuadrin e operacionit të veprimtarive të tyre ata nuk do të përjetojnë më atë dhimbje koke të stresit të pritjes në kufi”, tha Rama.