Operacioni antidrogë ‘Shpirti’ i zhvilluar në 4 shtete, përfshirë dhe Shqipërinë, ka vënë në pranga disa persona me detyra të larta në vend.

Një prej tyre i arrestuar në Shqipëri, si pjesë e rrjetit të trafikut të drogës dhe korrupsionit, është dhe prokurori Maksim Sota. Ky i fundit ka drejtuar për disa vite prokurorinë e Vlorës, ndërsa ka qenë dhe kandidat për të qenë pjesë e SPAK-ut. Sota, nuk ka mundur që të kalojë në fazën e parë të vettingut.

Në kuadër të operacionit antidrogë Shqipëri-Itali janë vënë në pranga prokurorë, drejtues policisë si dhe zyrtarë të lartë publik. Nga 38 urdhër-arrestet, 28 të arrestuar nga SPAK në Shqipëri, 10 të arrestuar më herët.