Ekspertët britanikë këshillojnë që fëmijët mbi moshën 12 vjeç duhet të vaksinohen sa më parë të jetë e mundur, në mënyrë që të arrihet imuniteti i tufës për të shmangur rastet e rënda për variantin Delta.
Izraeli, Franca dhe SHBA kanë filluar tashmë përdorimin e vaksinës Pfizer në grup moshën 12-18 vjeç, por ekspertët shpjegojnë se është tepër e nevojshme që të marrim vaksinën pasi po shtohen rastet e të infektuarve mes të rinjve dhe fëmijëve.
“Me valën e shkaktuar nga qarkullimi i variantit më të transmetueshëm Delta, çdo vonesë ka gjasa të ketë pasoja të rëndësishme në shëndetin publik. Meqenëse këto vaksina janë treguar të sigurta për 12 deri në 18 vjeç dhe kanë përfitime të qarta direkte dhe indirekte, ka kuptim ta hapni programin e vaksinimit për këto grup mosha”, tha Aris Katzourakis, një virolog në Universitetin e Oksfordit.
Ndërsa Stephen Griffin, një virolog në Universitetin e Leeds, tha se mos vaksinimi i fëmijëve dhe të rinjve do të bëjë të mundur që virusi të infektojë më shumë njerëz. Ai shpjegon se për këto grupe, burimi kryesor i mbrojtjes vjen nga mbulimi i lartë i vaksinave dhe kufizimi i transmetimit komunitar.
Sipas ekspertëve nëse do të vijojmë kështu me vaksinimet do të lind nevoja për tu ri-vaksinuar të gjithë sepse do të duhet një dozë përforcuese për të shmangur variantet.

“Ne nuk e dimë ende përfundimisht nëse do të kemi nevojë për goditje përforcuese ose sa efektive do të jenë ato dhe sa funksional do të jetë vaksinimi i fëmijëve, por duke pasur parasysh se vaksinimi ka funksionuar tek të rriturit atëherë do të ketë edhe efikasitet edhe për fëmijët,” shpjegon Griffin.
Profesori David Salisbury, një ish-drejtor i imunizimit në Departamentin e Shëndetit dhe Kujdesit Social, tha se ishte jetësore që fëmijëve t’u ofrohej vaksina sepse Covid-19 “nuk është një sëmundje e parëndësishme dhe pa pasoja”.
Ai vuri në dukje të dhënat nga SHBA që në krahasim me gripin, të rinjtë të grup moshës 12-18 vjeç kanë pasur më shumë nevojë për terapi intensive.
“është një barrë e madhe që do të vejë në vështirësi të rinjtë,” tha Salisbury.
Më tej eksperti shton se edhe fëmijët janë të prekur nga Covid-19 i gjatë që lë pasoja. Ai shpjegon se të dhënat për Covid të gjatë tek fëmijët ishin të larmishme, por asnjë nga studimet e treguar deri më tani nuk përcakton se si ndikon në cilësinë e jetës. Sa i përket sigurisë së vaksinimit të fëmijëve, të dhënat janë premtues. Deri më tani janë dhënë rreth 3 milion doza të vaksinës Pfizer në SHBA deri më tani. Nuk ka pasur shqetësime në lidhje me reagimet e rrezikshme për jetën ose mpiksjen e gjakut.
The Indipendent