Në Kuvendin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, mori pjesë edhe ish-kandidati për kreun e PD-së përballë Bashës, Fatbardh Kadilli.

Ai mbajti një fjalim ndryshe nga të tjerët në Kuvendin e zhvilluar në Air Albania.

“Ndryshimi i partisë sonë është sfidë e vështirë. Jemi ne që ia lamë partinë Bashës që ta uzurponte për interesa personale. Ne na mungon kultura e lirisë dhe demokracisë , ndaj dalja nga gjendja nuk kërkon angazhim të madh. Vetëm nëse ne besojmë se askush nuk do të jetë mbi parimet atëherë ne vërtetë do të kemi demokraci.

Partia Demokratike nuk ka nevojë për heronj, por për demokraci. Nëse jemi këtu për të zëvendësuar Bashën me Berishën kemi mashtruar veten dhe botën. Unë e di që në PD ka njerëz me vizion, mes anëtarëve ka njerëz me vizon. Ky duhet të jetë qëllimi të zgjedhim një udhëheqës që mendon si europian…jo si europian falso. Duhet të shohim në sy të metat dhe gabimet tona. Nevoja e PD sot është të bëjë një shkëputje të fortë nga e shkuara dhe udhëheqësit e së shkuarës. Detyra jonë nuk është të ndezim revolucion apo të rrëmbejmë armët, populli ka të drejtë të protestojë, PD ka detyrë të tregojë rrugë të ndryshme nga ajo e Edi Ramës”, tha ai.