Detaje të reja janë mësuar lidhur me aksionin e zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme tek Kadastra dhe Drejtoria e Tatimeve në Durrës.

Burime për mediat bëjnë me dije se SPAK deri më tani ka sekuestruar rreth 190 mijë m2 toke tek zona e Gjirit të Lalëzit, ndërkohë që kontrolle janë ushtruar në 7 banesa, ndërsa në pranga kanë përfunduar 4 persona.