667 arrestime, 25 rrjete kriminale, €74 milionë dhe 10 laboratorë të mbyllur. Ky është bilanci i operacionit të koordinuar nga Europol në 27 shtete, përfshi edhe Shqipërinë.

Operacioni u zhvillua për të ndaluar trafikimin ilegal të medikamenteve dhe testeve të paautorizuara Covid-19.

Ambasadori amerikan Luigi Soreca përgëzoi suksesin e operacionit dhe shpërndau videon ku tregohen pamjet e medikamenteve dhe testeve të sekuestruara nga Europol.