FaxWeb
Fillimi Flash
Basha: Rritje e pagave për gjyqtarët, i shërben hetimeve kundër korrupsionit
10:09 | 14/09/2023
Basha: Rritje e pagave për gjyqtarët, i shërben hetimeve kundër korrupsionit
Kreu i PD-së Lulzim Basha foli jashtë sallës së Parlamentit teksa pritet të nis seanca plenare e ditë së sotme.

Për gazetarët Basha foli për dobishmërinë e rritjes së pagave për gjyqësorinë dhe se vota e tij dhe e grupit parlamentar që ai drejton do të jetë pro rritjes së rrogave për gjykatësit.

Për Bashën, gjykatës me paga më të mira dhe një gjyqësor i mirëpaguar i shërben hetimeve dhe luftës kundër korrupsionit.

Lulzim Basha: “Çdo rritje për gjyqësorinë, për gjykatën e lartë për gjyqatrët e tjerë i shërbenë gjyqësorit. Gjyqësori me rroga të larta është i pavarur për të marrë hetime kundër korrupsionit.”