Si sot, 80 vite më parë, historia shënon nisjen e betejës së lavdishme të Drashovicës heroike!
14 shtatori 1943 shënon nisjen e një prej betejave më të ashpra frontale të LANÇ-it kundër pushtuesit nazist që porsa kishte shkelur në Shqipëri.

Në këtë betejë të përgjakshme kundër garnizonit gjerman të fortifikuar në Drashovicë, ranë dëshmorë dhe u plagosën shumë partizanë.

(Monumenti i Drashovicës – vepër e Skulptorit të Popullit Mumtaz Dhrami)
Luftëtarët e lirisë ia dolën që të çlironin Drashovicën dhe i shkaktuan armikut humbje të mëdha. Ditën e shtunë do ta përkujtojmë siç i ka hije Epopenë e lavdishme të Drashovicës, në monumentin historik që simbolizon dy ngjarje, vitin 1920 kur lebërit i hodhën italianët në det dhe vitin 1943, ku forcat partizane bënë një nga betejat më të ashpra të LANÇ-it. Ceremonia festive mbahet në datën 16.09.2023 në orën 10:00.
Të gjithë janë të mirëpritur!
Lavdi Drashovicës heroike!