Deputetja e PD, Ina Zhupa, u shpreh sot nga foltorja e Kuvendit se qeveria Rama emëroi dhe shkarkoi ministra, që sipas saj ndërrojnë vetëm kostumin, por i bashkon korrupsioni.

Ajo u shpreh se “kontrollet e KLSH-së kanë nxjerrë në pah abuzimet që Ogerta Manastirliu ka bërë në Ministrinë e Shëndetësisë, dhe në vend që “qeveria ta çonte në SPAK, e promovon dhe e çon në krye të ministrisë së Arsimit”(!!!).

“E nisët me emërime dhe shkarkime ministrash që në fakt ndryshon vetëm veshja, por jo korrupsioni dhe stili i paligjshëm i emërimit të tyre.

Kulmi nuk është Mete, por Ogerta Manastirliu. Si mundet kjo qeveri që zonjën “abuzimi” siç thonë mesazhet që më vinin dje thoshin zonja “vrastare”… Por unë nuk e përdor, por zonja “abuzimi” është 100% e vërtetë sepse e thonë dhe kontrollet e KLSH-së.

Në vend ta çonit në SPAK, e bëtë ministre arsimi…, për të shkatërruar arsimin. Një ministre që nuk thotë dot një sukses në krye të ministrisë së shëndetësisë, e promovoni(!!!)” – tha ajo.