Kriza që ka shkaktuar pandemia po prek edhe Selinë e Shenjtë.

Papa Francesku ka vendosur ulje të pagave të punonjësve Vatikanit.

Vendimi, i cili do të jetë më i rëndë për kardinalët dhe më pas, edhe për të tjerët më poshtë në hierarki, u mor pas krizës ekonomike që po shkakton pandemia.

Këtyre masave nuk i ka shpëtuar as Vatikani duke u detyruar që të zvogëlojë shpenzimet, kryesisht si pasojë e mbylljes së muzeumeve.

Duke filluar nga 1 Prilli, për kardinalët paga ulet me 10 përqind ndërsa ajo e eprorëve të tjerë të klasifikuar në disa kategori nivelesh fillon me uljen nga 8% deri në 3%.