Papa Françesku u shtrua në spital këtë të diel. Ati i Shenjtë ndodhet në Poliklinikën Gemelli në Romë, ku do t’i nënshtrohet një operacioni të planifikuar për një stenozë divertikulare simptomatike të zorrës së trashë.

Papa, i cili është 84 vjeç, do të operohet nga Profesor Sergio Alfieri ndërsa pas ndërhyrjes, Vatikani do të japë më shumë detaje për ndërhyrjen kirurgjikale.

Ndërkaq, Papa Françesku ka njoftuar se planifikon ta vizitojë Hungarinë dhe Sllovakinë gjatë muajit shtator. Ai konfirmoi pjesëmarrjen e tij në një ngjarje fetare në Budapest më 12 qershor dhe tha se të njëjtën ditë do të udhëtonte për në Sllovaki. Vatikani njoftoi se Papa Françesku do të vizitojë Bratisllavën, Presovin, Kosicen dhe Sastinën.