Pasi Vladimir Putin urdhëroi ushtrinë ruse të vinte forcat e saj në gatishmëri të lartë për parandalimin bërthamor, janë shfaqur spekulime se edhe Pentagoni shpalli ”Defcon 2” dje, një hap larg luftës bërthamore. (DEFCON është një sistem i ushtrisë së SHBA-ve që alarmon për rritjen e armëve nukleare. Sistemi ka pesë nivele të matjes së rrezikut, duke filluar nga DEFCON 1 – që është më i rrezikshmi dhe, tek DEFCON 5 – më një shkallë më të vogël të rrezikut).

Por shpallja e Defcon nuk është konfirmuar zyrtarisht sepse për arsye sigurie, zyrtarët amerikanë nuk deklarojnë kurrë publikisht shkallën e rrezikut në të cilin ndodhet vendi, por një vlerësim është bërë në faqen e internetit të analistëve të defconlevel.com nga burime të hapura dhe nga ata që lidhen me ushtrinë amerikane.

Defcon 2 është shpallur vetëm dy herë deri më tani, gjatë krizës së raketave kubane dhe Luftës së Gjirit.

Sot në mëngjes, ky nivel rreziku u ul, kështu që tani është Defcon 3, që do të thotë një rritje e forcës së gatishmërisë ushtarake mbi normalen.

Dhe Defcon 3 është shpallur vetëm disa herë deri më tani.

Defcon 5 është gjendja më e ulët e gatishmërisë, ndërsa Defcon 1 është gjendja maksimale e gatishmërisë, që do të thotë se lufta bërthamore ka filluar ose tashmë ka filluar.

Defcon 2 u shpall për herë të parë më 24 tetor 1962 dhe ai nivel rreziku zgjati deri më 15 nëntor 1962.