Nga Adriatik DOÇI

Futet Berisha, qëndron si pulë brenda SPAK-ut dhe del si gango për t’i dhënë zemër dhëndrit.

Futet dhëndri në SPAK, laget para prokurorëve, të cilët i hoqën edhe kapelen, por kur del bën si trim për t’i dhënë zemër Zenit.

Do futet Shkëlzeni, do gënjejë me sytë ulur para prokurorëve dhe do dalë si lac për t’i dhënë zemër Metës.

Do futet Likja në SPAK, do bëjë përgjegjës Vasilin, Braimllarin dhe Monikën për lobimin, por kur të dalë do thotë se “i kapa për veshësh prokurorët” për t’i dhënë zemër Monikës.

Do futet Mona në SPAK, do bëjë përgjegjës Metën, Vasilin dhe Braimllarin për lobimin, por do dalë si e ëma e Zeqos për t’i dhënë zemër Vasilit.

Që të gjithë thonë se po goditen penalisht pasi kanë denoncuar inceneratorët! Po kthehet në modë: kushdo që merr vesh se po hetohet nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash, disa ditë para se ta thërrasin, del dhe shan inceneratorët!