Ka përfunduar procesi i numërimit për 18 kutitë e bashkisë Kuçovë, proces që nisi pas kërkesës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” për rivlerësim të votave dhe shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në këtë bashki

Kandidati i PS, Kreshnik Hajdari rezultoi sërish fitues me 6901 vota përballë kandidatit të “Bashkë Fitojmë” Lefter Maliqi me 6224 vota.

Nga ana tjetër, kandidati i PD-së, Ilirian Koxha mori vetëm 738 vota.

Kujtojmë se koalicioni “Bashkë Fitojmë” ankimoi rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit për bashkinë e Kuçovës, gjë që dërgoi në hapjen e kutive.

Por, edhe pas rinumërimit nuk ka pasur përmbysje, ndonëse ka pasur ndryshim të rezultatit fillestar.