Disa portale në Shqipëri dhe Kosovë kanë publikuar së fundmi një lajm sipas të cilave “i biri i analistit Mustafa Nano është plagosur”.

Vetë analisti ka reaguar i revoltuar dhe e ka cilësuar lajmin të rreme. Madje, Nano u kërkon që ta fshijnë me urgjencë këtë informacion të rreme ose do përballen me gjyq.

Fake news!!! Ka qysh dje që një numër portalesh, të Shqipërisë e Kosovës, kanë nxjerrë një lajm me titull “Plagoset me thikë i biri i Mustafa Nanos”. Unë nuk kam ndonjë djalë me emrin Gerian. Nuk kam as ndonjë djalë 34 vjeç. Është një lajm krejt i rremë, i sajuar kotmëkot bazuar te mbiemri Nano. Dhe e bukura është se edhe mbiemri i të plagosurit nuk është Nano.

Por është Mano. Dhe kjo e bën gabimin edhe më të pafalshëm. Është një lajthitje që nxjerr në pah edhe një herë papërgjegjshmërinë e disa reporterëve, që bëjnë lajme (ose marrin lajme nga njëri-tjetri) pa bërë asnjë lloj verifikimi, duke shmangur edhe mundimin e një telefonate. Turp!

Ka ende disa portale që e mbajnë këtë “fake news”. Ju bëj thirrje ta heqin urgjentisht. Në mos, do t’i çoj në gjyq, ku alibia se “e morën nga të tjerët” nuk do t’u vlejë”, shkruan Nano.

“Plagoset me thikë i biri i Mustafa Nanos”, analisti i