Policia e Amsterdamit vuri re një trup në dëborë në një patrullë të rregullt përmes Oosterpark, ku menjëherë menduan se ishte një skenë e mundshme krimi. Por kur u afruan, ata thjesht u habitën.

Ata u ballafaquan me një njeri prej bore, por të skalitur e vendosur në një formë jo klasike.

Policia gjithashtu njoftoi këtë ngjarje të pazakontë në profilin e saj në Facebook të mërkurën.

“Viktimë (nga të ftohtët apo sëmundja) apo krim? Pasi kolegët tanë iu afruan trupit, ata panë se nuk do të duhej një makinë policie ose ambulancë.

Të paktën kolegët qeshën”, postuan ata, ndër të tjera, në faqen e tyre në Facebook me fotot e “trupit”.