Facebook fshin postimin nga profili i Trumpit, kishte informacion të rremë për Covid-19

Facebook fshin postimin nga profili i Trumpit, kishte informacion të rremë për Covid-19
Rrjeti social Facebook ka fshirë një postim nga faqja zyrtare e presidentit amerikan Donald Trump, me argumentin se përmbante ‘pretendime false’ për koronavirusin.

Postimi përmbante një video të intervistës së Trump në emisionin “Fox & Friends” mëngjesin e së mërkurës, në të cilën ai deklaroi se shkollat mund të rinisin mësimin në klasa pasi të rinjtë janë “pothuajse imunë” nga virusi.

Në një deklaratë për median, një zëdhënës i Facebook-ut deklaroi se:

 “Kjo video përfshin pretendime të rreme se një grup njerëzish janë të imunizuar nga Covid-19 që është një shkelje e politikave tona rreth dezinformimit të dëmshëm për Covidin.”

Kjo është hera e parë që rrjeti social heq një postim nga faqja e presidentit lidhur me virusin. Më herët Facebook ka hequr postimet reklamuese të Trumpit.

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Horoskopi