Nga Genc SULÇEBE

Me hidhërim të thellë morëm vesh lajmin e ndarjes nga jeta të Profesor Ahmet Kamberit.
Profesor Ahmeti ishte një personalitet i shquar shumëdimensional. Ai ishte një mjek dhe shkencëtar me eksperiencë që nuk iu nda profesionit dhe shkencës deri ne fund të jetës. Por ai ishte gjithashtu një drejtues dhe administrator i sistemit shëndetsor që filloi reformat në këtë sistem kur kushtet politike për këtë ishin të pamundura.
Dr. Ahmeti do të kujtohet gjithashtu edhe si një veprimtar shoqëror dhe publicist me një penë të hollë të cilën e vuri në përdorim të interesit publik.
Kujtimi i Profesor Ahmetit si mjek, shkencëtar, publicist dhe veprimtar i shquar do të mbetet i paharruar.