Edvin Kondili është kandidati i dytë për drejtues të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kandidaturën Kondili e ka depozituar këtë të hënë, duke shprehur interes për drejtues të kësaj strukture.

Pak ditë më parë, Prokurori Adnan Xholi dorëzoi kandidaturën për kreun e SPAK në vend të Arben Krajës, të cilit i mbaron mandati.

Vetë Kraja e ka nisur karrierën në organin e akuzës në vitin 1993. Ai ka drejtuar sektorë të rëndësishëm në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa së shpejti i mbaron mandati si drejtues i SPAK.

Kraja nuk mund të kandidojë sërish për të njëjtin pozicion.

Në 2 nëntor 2022 përfundon afati për dorëzimin e kandidaturave të tjera për këtë post.