Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia ka vënë në lëvizje organet e drejtësisë.

Këtë mesditë po zhvillohet një takim urgjent në Prokurorinë e Tiranës për hetimin e ngjarjes ku mbeti i vrarë 25-vjeçari Klodian Rasha.

Drejtori i ShÇBA-së dhe strukturat e tjera hetimore po analizojnë ngjarjen me detaje si dhe po nxjerrin detyrat për hetimin objektiv te çështjes.

Ndërkohë është dërguar në Gjykatë nga ana e Prokurorisë kërkesa për caktim masë sigurimi personal “Arrest me burg” për të dyshuarin, efektivin e Policisë, Nevaldo Hajdaraj.

Ndërkohë, vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Klodian Rasha humbi jetën në spital, pasi u qëllua nga efektivi i “Shqiponjës” mëngjesin e 8 dhjetorit shumë pranë banesës së tij.