Një tjetër viktimë i është listës nga coronavirusi i cili nuk ka mundur të fitojë betejën me këtë virus. Bëhet fjalë për drejtori i drejtorisë së punëtorëve të kryeqytetit Feti Fanaj.

Mësohet se ai ka ndërruar jetë rreth orës 01.00 pas mesnate në Turqi, ku po merrte dhe trajtimin.

Vetem nje jave me pare, ishte i ati i tij qe nderroi jete po nga Covid.

Në bashkinë e Tiranës, sot që në orët e para të mëngjesit lajmi mori dhenë e mes të gjithëve ka një pikëllim të madh.

Që prej më shumë se një muaji, Feti Fanaj, i prekur nga coronavirusi, ishte nisur drejt Turqisë, tre javët e fundit mbeti i intubuar dhe nuk ia doli.

Fetiu ishte nga ata drejtorë që nuk mburrej, por thjesht ishte i kudondodhur aty ku punohej. Tirana ngrihej me një erë pastërtie që në mëngjes, sepse drejtori nuk vinte gjumë në sy për të parë të rregullt Tiranën e orëve të para.

Tragjedi për familjen dhe miqtë e tij. I shtruar në spital në Turqi, Fetiu as nuk e mori vesh që një javë para se ai të mbyllte sytë, babai i tij, ishte ndarë nga jeta po ashtu.

Fetiu la pas nënën, bashkëshorten dhe vajzën e tij të vogël që sot kanë marrë vesh me trishtim të madh lajmin e ndarjes së tij nga jeta.