Ka përfunduar numërimi i votave në Lushnje. Kandidatja e Partisë Socialiste, Eriselda Sefa, ka fituar ndjeshëm përballë kandidatit të koalicionit “Shtëpia e Lirisë” dhe atij të  PD-së.

Pas shpalljes së rezultatit në radhët e mbështetësve të Sefës ka shpërthyer festa.

“Do të vazhdoj punët e nisura dhe ftoj në bashkëpunim të gjithë qytetarët, edhe ata që më mbështetën, edhe ata që votuan kundër”, u shpreh Sefa pas fitores.

Eriselda Sefa është e para grua që bëhet kryetare e bashkisë në Lushnje.

Kjo bashki që prej 2007 drejtohet nga socialistët. Pavarësisht pjesëmarrjes jo të lartë, Sefa mundi të marrë më tepër vota nga fituesit e tjerë socialistë që prej vitit 2007.

PS – Eriselda Sefa 21 447 vota

SHL – Elton Bano 11238 vota

PD – Indrit Sefa 3809 vota

Deri tani PS ka mundur të fitojë zgjedhjet në tre nga gjashtë bashki që u futën në zgjedhje: Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.