Pas 12 ditësh luftime, Ukraina rrezikon të preket nga një tjetër krizë që kësaj here ka të bëjë me mungesën e ushqimeve.

Për këtë arsye, autoritetet kanë vendosur të pezullojnë eksportin e disa produkteve për të shmangur këtë krizë të re që mund të ishte shkatërrimtare për popullsinë.

Kështu është ndaluar eksporti i mishit, thekrës, tërshërës, sheqerit, meli dhe kripës.

Ndërkohë që eksporti i grurit, misrit, vajit dhe vezëve do të lejohen vetëm me urdhër të Ministrisë së Ekonomisë.